Për Projektin

Projekti synon të përforcojë demokracinë në Republikën e Maqedonisë së Veriut me fokus në edukimin dhe trajnimin politik, regjistrimin e votuesve dhe edukimin për të drejtat e votës, veçanërisht për votuesit e rinj të regjistruar, si dhe përfshirjen e të rinjve në procesin demokratik.

Përmes një serie fushatash të shoqëruara me promovimin e mjeteve për votuesit që synojnë përmirësimin e përfshirjes politike dhe qytetare të të rinjve, përdoruesit e fundit të këtij projekti do të rrisin njohuritë dhe aftësitë e tyre politike, duke u mundësuar atyre të analizojnë në mënyrë efektive kandidatët dhe partitë politike dhe të angazhohen në përpjekjet e përfaqësimit.

Koncepti i këtij projekti përbëhet nga dy faza: faza para zgjedhjeve dhe faza pas zgjedhjeve.Në fazën para zgjedhjeve, do të organizohen fushata për edukimin e votuesve, duke promovuar mjetin Navigatori zgjedhor, i cili do të jetë një mjet për harmonizimin më të mirë të interesave të qytetarëve me opsionet politike në dispozicion,

ndërsa në fazën pas zgjedhjeve, programet për përfshirjen e të rinjve, duke përfshirë forumet rinore të partive politike, do të sigurohen përmes zhvillimit të lidershipit, forumeve dhe mundësive të rrjetëzimit në mënyrë që të përmirësohet përfshirja e tyre aktive në përpjekjet për vendimmarrje dhe përfaqësim.

Duke adresuar këto prioritete, ky projekt kërkon të shfrytëzojë këtë mundësi për të kontribuar në përfshirjen e të rinjve në sistemin politik në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Rajonet kryesore ku do të funksionojë ky projekt janë katër nga tetë rajonet planore dhe atë: rajoni planor juglindor, verilindor, rajoni i Pollogut dhe rajoni i Pellagonisë (si rajone pilot në këtë projekt).

Projekti financohet nga National Endowment for Democracy.

ÇFARË PO SYNOJMË?

Qëllimi ynë përmes mjetit të NAVIGATORI ZGJEDHOR është të zgjojmë një ndjenjë të vetëdijes qytetare dhe një detyrë për të dalë në votime, duke siguruar që çdo qytetar të kuptojë fuqinë që ka në formësimin e së ardhmes së vendit të tij.

Ne përpiqemi të edukojmë dhe informojmë publikun për rëndësinë e pjesëmarrjes në procesin zgjedhor dhe ndikimin e qytetarëve në vendimet demokratike.

Në punën dhe komunikimin tonë, udhëhiqemi nga profesionalizmi dhe objektiviteti, duke u larguar nga çdo ideologji partiake apo politike.

Synimi ynë është të mbështesim dhe inkurajojmë qytetarët të marrin në konsideratë perspektiva të ndryshme dhe të marrin vendime të informuara që do të pasqyrojnë më së miri interesin e tyre dhe interesin e shoqërisë në tërësi.

KUSH JEMI NE?

Shoqata qytetare Qendra për hulumtime dhe analiza NOVUS nga Strumica është formuar në vitin 2013 si një organizatë jofitimprurëse dhe joqeveritare që punon në fushën e të drejtave të njeriut, arsimit joformal, angazhimit rinor dhe aktivizmit qytetar, politikave dhe zhvillimit socio-ekonomik, promovimit dhe përforcimit të politikave rinore, promovimit të vlerave të BE-së, promovimit dhe zhvillimit social dhe kulturor, si dhe promovimit të punës transparente të pushteteve dhe institucioneve.

Që nga vetë ekzistenca e saj dhe deri më sot, NOVUS ka kryer hulumtime dhe aktivitete që synojnë transparencën e pushteteve lokale dhe kombëtare dhe qeverisë, si dhe duke ndihmuar dhe mundësuar për të rinjtë nga rajoni ynë njohuri dhe aftësi të jenë pjesë e proceseve demokratike në vendin tonë në çështjet që prekin kryesisht popullatën e re.

Misioni i Shoqatës është përmirësimi dhe rritja e kapaciteteve të të rinjve, si dhe përmirësimi i kompetencave dhe aftësive të tyre përmes angazhimit dhe përfshirjes së tyre në aktivizmin qytetar dhe vullnetarizmin, si dhe përmirësimin e situatës së përgjithshme socio-ekonomike të qytetarëve në komunitet. Aktivitetet dhe projektet e realizuara nga NOVUS synojnë të arrijnë përfshirje më të madhe të qytetarëve dhe të rinjve kryesisht të përjashtuar nga shoqëria nga zonat rurale në krijimin e politikave sociale.