Zgjidhni rajonin

Para fillimit me pyetësorin, ju lutemi zgjidhni një nga rajonet e disponueshme në hartë.

Fillo me pyetësorin
map

Pyetësor

Shërbimet në një pjesë të sektorit publik duhet të privatizohen
Shteti duhet të rrisë tatimet për kompanitë e mëdha dhe të pasurit
Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të jetë një zonë zgjedhore me lista të hapura
Shteti duhet të posedojë dhe kontrollojë industritë kryesore dhe të intervenojë në tregun e lirë
Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të krijojë lidhje më të afërta me Rusinë dhe Kinën, dhe jo me Bashkimin Evropian dhe NATO-n
Martesat mes të njëjtit seks duhet të legalizohen në Maqedoninë e Veriut
Ndryshimet kushtetuese që përfshijnë pakicën bullgare duhet të ndodhin që Republika e Maqedonisë së Veriut të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian
Për punësimin në sektorin publik, sistemi Balancer duhet të anulohet dhe t'i nënshtrohet ndryshimeve serioze
Shteti duhet të rivendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak
Shteti duhet të legalizojë marihuanën për përdorim rekreativ
Institucionet fetare duhet të kenë ndikim më të madh në politikat qeveritare
Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të ketë një politikë kufizuese të emigracionit
Qeveria duhet t'i japë përparësi mbrojtjes së mjedisit jetësor para rritjes ekonomike
Shteti duhet të investojë më shumë në parandalimin dhe risocializimin e kryerësve të krimeve, në vend të dënimit më të rreptë
Shteti duhet të lejojë ndërhyrjen dhe përzierjen në punët e brendshme nga ana e shteteve të huaja
Presidenti duhet të ketë autorizime ligjore për të shpërndarë Parlamentin nëse është në interesin më të mirë të shtetit
Politika e jashtme duhet të bazohet në stabilitetin rajonal para anëtarësimit në aleancat ndërkombëtare
Roli i Presidentit nuk duhet të jetë ceremonial, por aq i fuqishëm sa Kryeministri
Presidenti i shtetit duhet të zgjidhet me shumicë prej 2/3 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Presidenti duhet të ketë autorizimin për të negociuar dhe nënshkruar marrëveshje ndërkombëtare pa miratimin e Kuvendit
Presidenti duhet të ketë kompetenca më të mëdha në punët e brendshme sesa në planin ndërkombëtar
Për Presidentin, identiteti kombëtar duhet të vijë gjithmonë para vlerave evropiane
Presidenti duhet të ketë autorizimin për të miratuar masa emergjente pa pëlqimin e parlamentit në kohë krize
Presidenti duhet të mbrojë interesat kombëtare vetëm të popullit maqedonas dhe jo edhe të pakicave që jetojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Përveç Presidentit, është e nevojshme të krijohet një funksion i zëvendës Presidentit të shtetit
Presidenti i shtetit duhet të ketë një rol aktiv në krijimin e politikave të brendshme ekonomike dhe sociale
Presidenti i shtetit duhet të përpiqet që pakicat maqedonase që jetojnë në shtete të tjera të kenë të njëjtat të drejta si qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Presidenti duhet të mbështesë lidhje më të ngushta me BRIKS, në vend se me BE-në dhe NATO-n
Presidenti duhet të përpiqet të rrisë sekularizimin, respektivisht ndarjen e kishës nga shteti
Presidenti duhet të jetë një udhëheqës me një dorë të fortë i cili do të jetë i paprekshëm në marrjen e vendimeve